Hungari, presidenti firmos kushtetutën

Në një ceremoni solemne të transmetuar direkt në televizion, presidenti hungarez Pal Schmitt firmosi sot kushtetutën e re, të votuar javën e shkuar në parlament.
Maxhoranca e kryeministrit konservator Viktor Orban, e votoi me dy te tretat e deputeteve ne parlament.
Kushtetuta e kundërshtuar është kritikuar prej shumë partive si ultrakonservatore.