E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iraku, ankand për fushat e naftës dhe gazit

Iraku do të nxjerrë në shitje 12 vende të eksplorimit të naftës dhe gazit për kompanitë ndërkombëtare në janar të vitit 2012.

Ministri i naftës në Irak, Abdelkarim al Luajbi ka thënë se vendet që do të ofrohen për tu blerë janë ato në jug dhe disa të tjera në veri dhe perëndim.

Ankandi do të jetë raundi i katërt i ofertave bërë kompanive të huaja, të përcjella nga oferta të njejta të bëra në korrik dhe dhjetor të vitit 2009.

Iraku deri më tani ka nënshkruar 11 kontrata të naftës me kompani ndërkombëtare pas ankandeve të kryera në vitin 2009.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›