E Hënë, 2 Nëntor 2026

Hungaria i jep fund “paradave të krenarisë” – Ligji i miratuar me shumicë dërrmuese

Parlamenti hungarez miratoi sot një ligj që ndalon “Paradën e Krenarisë”.

Teksti “ndalon mbajtjen e një tubimi që shkel ligjin” e vitit 2021, sipas të cilit nuk mund të promovohet “homoseksualiteti dhe ndryshimi i gjinisë” tek të miturit.

Projektligji, i paraqitur dje, u miratua me një procedurë të jashtëzakonshme me shumicë të madhe nga koalicioni qeverisës i mbështetur nga deputetët e ekstremit të djathtë (136 vota pro, 27 kundër).

Opozita ndërpreu votimin duke hedhur bomba tymuese dhe duke transmetuar himnin kombëtar rus në gjysmërreth.

Legjislacioni, i cili ndryshon ligjin për lirinë e tubimit, synon të sigurojë që vetëm ngjarjet “që respektojnë të drejtat e fëmijëve për zhvillimin e duhur fizik, mendor dhe moral mund të ndodhin”.

Pjesëmarrësit në marsh rrezikojnë një gjobë që mund të arrijë në 500 euro, një shumë “që do të rishpërndahet për qëllime të mbrojtjes së fëmijërisë”.

Policia do të jetë në gjendje të identifikojë shkelësit përmes mjeteve të njohjes së fytyrës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›