E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zelensky: Evropa duhet të jetë në tryezën e bisedimeve

Volodymyr Zelensky nga Finlanda ka komentuar bisedën telefonike mes liderëve të Rusisë dhe SHBA-së për një armëpushim të mundshëm në Ukrainë.

Zelensky përsëriti thirrjet për të përfshirë Evropën në bisedimet për Ukrainën.

“Evropa duhet të jetë në tryezën e bisedimeve dhe gjithçka që lidhet me sigurinë e Evropës duhet të vendoset së bashku me Evropën”, tha ai.

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu rus, Vladimir Putin zhvilluan një bisedë telefonike që zgjatir rreth 90 minuta, lidhur me armëpushimin në Ukrainë.

Donald Trump një ditë më parë informoi mbarë botën se me Vladimir Putin do të diskutonte armëpushimin 30 ditor, fundin e luftës , çështjet territorial si dhe ndarjen e termocentraleve.

Ukraina e ka pranuar tashmë një plan të propozuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një armëpushim 30 ditor dhe sipas asaj që ka deklaruar Ëashingtoni topi është në fushën e Rusisë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›