E Shtunë, 31 Tetor 2026

Huntelaar: Barcelona ende duhet ta vizitojë Realin

Sulmuesi i Real Madridit, Klaas-Jan Huntelaar, shpreson se ata do të mund ta arrijnë liderin e La Ligës, Barcelonës. "E di se duhet të luftojmë, por jemi aq afër, veçanërisht nëse e marrim parasysh se Barcelona duhet të na vizitojë në Bernabeu. Këtë mund ta fitojmë pa dyshim", ka thënë Huntelaar.
"Gjëja më e rëndësishme është të luajmë si ekip, siç ndodhi kundër Athletic Bilbao, pasi atëherë jemi më të fuqishëm. Nëse qëndrojmë të bashkuar, mund t'i fitojmë të 11 ndeshjet e mbetura në ligë", ka shtuar holandezi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›