E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çështja Basha, Gjykata e Lartë shtyn seancën

Shtyhet në Gjykatën e Lartë seanca për Ministrin e Jashtëm Lulëzim Basha. Kolegji penal ka shtyrë për shkak të mosfunksionimit të gjykatës në ditën e sotme të pushimit zyrtar. Ministri Basha i shoqëruar ish-drejtori Juridik i Rrugëve, Andi Toma është paraqitur sot për herë të dytë përballë Gjykatës së Lartë ku do të përballeshin sërisht me akuzat e ngritura nga ana e prokurorisë për abuzime në lidhje me rrugën Durrës-Kukës-Morinë. Në seancën e kaluar Basha bëri kërkesë zyrtare për të mos marrë parasysh materialet e prokurorisë pasi sipas tij janë ngritur në mënyrë të paligjshme duke pasur parasysh pikërisht afatet hetimore. Seanca do të zhvillohet sërisht me dyer të mbyllura për median. Në seancën e kaluar që ishte edhe e para zoti Basha dha shpjegime në lidhje me çështjen dhe pretendimet e tij pikërisht për çështjen e afateve hetimore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›