Huntelaar: Nuk jam Van Nistelrooy

Njeriu i momentit ne Spanje, Klass Jan Huntelaar, i cili u ble nga Real Madrid, ka folur per here te pare si lojtar i skuadres “merengues” edhe pse zyrtarisht do zbrese ne fushe gjate muajit janar.
Ne nje interviste dhene per gazeten “AS” ai nuk e fsheh gezimin per marreveshjen e arritur vetem gjate dites se djeshme. “Une jam Huntelaar dhe jo Van Nistelrooy. Ne te dy kemi karakteristika te ndryshme”, eshte shprhur sulmuesi, duke evituar krahasimin me bashkekombasin Van Nistelrooy, i cili e ka mbyllur sezonin per shkak te nje demtimi te rende. “Ruud eshte nje lojtar i madh dhe pika ime e referimit. Eshte nje goleador fantastik”, shtoi ai.
“Dua te shenoj shume dhe te ndihmoj Realin. Per mua eshte nje enderr e kthyer ne realitet. Te gjithe holandezet e skuadres me kane thene qe per nje futbollist ketu eshte maksimumi. Jam shume i lumtur”, ka theksuar Huntaleaar, duke shtuar se shpreson qe “kolonia” holandeze e Real Madrid ta ndihmoje per te mesuar sa me shpejt spanjisht.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code