E Shtunë, 31 Tetor 2026

Huntelaar s’mendon për kontratë

Klaas-Jan Huntelaar nuk e ka ndërmend të ngutet. Sulmuesi holandez i ka nisur bisedimet me ekipin aktual, Schalke për vazhdimin e kontratës, por që ende nuk ka vendosur përfundimisht nëse do të mbetet apo jo në Gjermani.

“Kam pasur biseda me drejtuesit e klubit, të fundit në muajin gusht, por nuk kemi diskutuar për aspektin ekonomik. Nuk kemi arsye të ngutemi rreth vazhdimit të kontratës”, deklaroi 29 vjeçari për magazinën gjermane Kicker.

Në të kaluarën, përfaqësuesi holandez ka luajtur edhe në gjigantët evropianë Real Madrid dhe Milan. Ai kaloi dy sezone fantastike në klubin nga Bundesliga, ndërsa tash e nisi të tretin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›