Husein, trupi i masakruar pas varjes

Zbardhen detaje pas vdekjes se ish diktatorit te Irakut, Sadam Husein pas varjes se tij ne litar, pamje te cilat u filmuan nga nje celular.
Pas varjes, trupi i ish diktatorit eshte goditur me thike ne shenje zemerimi nga ata qe kryen ekzekutimin e tij. Lajmin trondites e publikon gazeta britanike “Times”, qe ka marre ne nje interviste ish besnikun e Sadamit, Talal Misrab, i cili sot ben pjese ne garden e personave qe ruajne varrin e Husein ne Al Avja.
“Ne trupin e tij te pajete gjetem 6 shenja thike”, ka deklaruar Misrab. Nga ana tjeter, autoritetet irakiane kane reaguar menjehere, duke mohuar gjithcka.
Sadam Husein u var pak kohe pasi gjykata e denoi ate me vdekje per genocidin ndaj popullsise shi’ite dhe kurdeve te veriut.