Indonezi, 3 terroristet e masakres do ekzekutohen

Tre militantet islamike te denuar me vdekje per vrasjen e 202 personave ne Bali ne vitin 2002, do te ekzekutohen ditet e ardhshme.
48 vjecari Ali Ghufron, 47 vjecari Amrozi dhe 38 vjecari Iman Samudra kane ankimuar kerkesen e apelit, prandaj ata do te ekzekutohen se shpejti. Tre terroristet u denuan ne mars te vitit 2003 per pjesemarrje ne sulmin e 12 tetorit 2002 ne Kuta ku mes viktimave, 88 prej tyre ishin me kombesi australiane, 38 indoneziane, 23 britanike dhe 4 franceze.
Atentati i Balit ishte me i madhi i kryer nga ekstremistet islamike pas 11 shtatorit. Ky atentat eshte marre persiper nga organizata Jemaah Islamiyha, celule terroriste qe e ushtron aktivitetin ne Azine Juglindore, e lidhur ngushte me Al Kaeden.