E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyenckes: Barca e madhe, me dhe pa Messin

Trajneri i Bayern Munchen, Juup Heynckes ka deklaruar para ndeshjes me Bayern Munchen se ka para vetes një sfidë të fortë përballë një skuadre fantastike. Heynckes tha se mendon se Messi do të luaj nga fillimi por se Barcelona me dhe pa Messin është e rrezikshme.

"Barcelona është e fortë me Messin dhe pa të. Unë besoj se ai do të luaj 90 minuta. Para vetes kemi një skuadër shumë të fortë të cilën për ta eliminuar duhet shumë mundë.

Unë kam një skuadër fantastike në të cilët besoj shumë. Ata janë një grup i madh që kemi respekt të madh. Nuk e di se kë do ta inkuadroj, kam dy sulmues tejet të fortë, Gomez dhe Pizarro të cilët po shënojnë shumë gola.

Mungesat e vetme janë Badstuber dhe Kross. Sa i përket problemeve të folura me Guardiolës, unë dua të i'u them se nuk kam asgjë me të. Për të kam një admirim të madh si trajner" deklaroj Heynckes./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›