E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani dhe detajet që bënë diferencën

partizani dinomo ok yrshek okNga Edmond Sufaj

Rikthimi i kryeqytetasve në elitë përbën një rast të vëçantë për futbollin tonë, pasi tashmë është rikthyer një vlerë e saj

Partizani është rikthyer pas katër vitesh orvajtje në kategoritë inferiore. Rikthimi i bujshëm është bërë duke kaluar mbi shumë probleme dhe ngërçe në rrugën e saj. Një nga detajet që ka ndikuar fort për ngjitjen e skuadrës në vendin që ajo meriton është mbështetja e fortë që kanë bërë sportashësit e saj edhe në ditët më të vështira të saj.

Skuadra e kuqe ka gjetur më së fundi dhe sigurinë financiare, e cila është dhe detaji kryesor që ka bërë diferencën te ekipi i Partizanit. Edhe pse skuadra aktuale nuk e ka fituar ende fizionominë si skuadër elitare, drejtuesit dhe stafi teknik kanë ditur të ndërtojnë një ekip, që me rezultatet e deritanishme e ka merituar plotësisht kalimin në Superligë.

Sinjali i rikthimit për skuadrën u ndez praktikisht pas ardhjes në krye të trajnerit Hasan Lika në krye të ekipit. Që nga ai moment, Partizani nuk e ka njohur humbjen prej tetë ndëshjesh, ku ka arritur të marrë gjashtë fitore dhe dy barazime. Afrimet e janarit, të cilat përbëjnë 90% të skadrës, arritën gradualisht harmonizimin, duke dhënë dhe rezultatet e shumëpritura.

Një nga problemet e shumta që ka shoqëruar skuadrën gjatë këtij sezoni ka qenë dhe zhvillimi ndeshjeve brënda fushe, ku në shumicën e  rasteve është detyruar të luajë jashtë kryeqytetit. Gjthashtu, skuadra e kuqe është dashur të endet shumë për gjetjen e fushave të stërvitjes, kjo pas humbjes së kompleksit të saj të dikurshëm.

Ndërtimi i kompleksit të ri në Bërzhitë, ku përfshihen fushat e stërvitjes, hoteli dhe mensa, pritet të përbëjnë një risi tjetër, kësaj radhe jo vetëm për skuadrën e kuqe, por edhe për futbollin tonë në tërësi. Pikërisht, këto detaje përbëjnë diferencën e Partizanit të sotëm me atë të para katër viteve.

Një nga lojtarët e skuadrës së para katër viteve, Dritan Babamusta, shprehet i lumtur që ish-skuadra e tij është rikthyer në elitën e futbollit shqiptar. Ai kujton momentet e vështira që skuadra ka kaluar në sezonin e para katër viteve, ku ra në një kategori më poshtë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›