“Hyjneshat”shqiptare, një libër me 10 gratë e famshme
Jeta dhe vepra e dhjetë femrave të sukseshme, në profesione të ndryshme në Shqipëri, kanë nxitur autorin Baxhul Merkaj për të shkruar librin e tij më të fundit "Hyjneshat". Midis profesioneve të ndryshme bien në sy edhe ai i aktrimit, ku në këtë libër përfaqësohet nga emrat e mëdhej të kinematografisë shqiptare si Margarita Xhepa, Luiza Xhuvani dhe Hajrie Rondo. Artistja e popullit Margarita Xhepa mes emocionesh shprehet se gratë në Shqipëri, sidomos para viteve 90-të kanë sakrifikuar shumë, për të bërë karrierë.
Baxhul Merkaj, nuk ka anashkaluar në librin e tij edhe femra të sukseshme në profesione si avokate, juriste dhe mjeke. Merkaj ka botuar edhe disa libra kryesisht për artin dhe artistët shqiptarë ndër vite.