Rubik, burri plagos me thikë gruan dhe të bijën

Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në Rubik. Mësohet se shtetasi Ilirian Guraku ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij, Diana Guraku, si dhe të bijën Ersenaida.
Të lënduarat janë dërguar menjëherë në spitalin e Rrëshenit. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ardhur si rezultat i konflikteve të vazhdueshme në këtë familje, pasi shtetasi Guraku ishte ndaluar dhe më parë nga policia për dhunim.
Ndërkohë uniformat blu kanë shpallur në kërkim Ilirian Gurakun dhe po punojnë për kapjen e tij.