Hyka - kengetari i Lucernes

Lucerna bëhet gati për të luajtur në një finale dhe, ndërsa afron data e përballjes me Bazelin në Kupën e Zvicrës, skuadra ku bën pjesë edhe shqiptari Jahmir Hyka fut në programin përgatitor edhe orën e këngës.
Djemtë e ekipit zviceran rreshtohen dhe këndojnë të gjithë së bashku këngën e brazilianit Mishel Telo, “Ai se tu pego”, një nga më të pëlqyerat e kohëve të fundit.
Ky është motivimi që talenti tiranas i kombëtares së Shqipërisë i bën vetes dhe po ashtu edhe shokët e tij të skuadrës. Lucerna po zhvillon një sezon të shkëlqyer, duke qenë në vendin e dytë në kampionat dhe duke pretenduar të fitojë një trofe, pra Kupën e Zvicrës.
Në këtë ecuri të bukur një rol shumë të madh ka pasur edhe Jahmiri, i cili ka shënuar disa gola dhe ka shërbyer për shokët e skuadrës në raste të tjera.
Por, duket se ai është ndër më të mirët edhe në këngë, pasi njëri nga shokët e skuadrës, Nelson Ferreira, e bën krejt të qartë. “Pas çdo fitoreje, më bukur nga të gjithë ne këndon Jahmir Hyka”.