Hyka, 4 vjet te Maic per 1.6 milione euro
Jahmir Hyka e ka bere zgjedhjen e tij, ka dribluar mrekullisht Oto Baricin dhe ka firmosur nje kontrate katervjecare me gjermanet e Mainc 05, ekip qe militon ne kategorine e dyte gjermane, apo Bundesliga 2. Tratativat e nisura prej kohesh kane sjelle nje perfundim te mire per talentin qe sezonin e fundit ka milituar per ish-kampionet bardheblu. Hyka ka hedhur te zezen mbi te bardhe per 1.6 milione euro, te cilat ai do t'i perfitoje ne kater vjet qendrim. Keshtu, nis nje aventure e mire per Jahmir Hyken, i cili do te kete mundesine t'u ekspozohet klubeve me ne ze te Gjermanise dhe te shpresoje qe te kaloje ne Bundesliga 1 qe pas sezonit te pare te Mainc. Lojtari dhe menaxheri i tij, Sokol Haxhiaj, gjenden ende ne Gjermani, ku jane duke perfunduar detajet e fundit te kontrates.