E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtare: Murinjo eshte trajner i Interit

Jeton Selimi

Tani eshte zyrtare: Zhoze Murinjo eshte trajneri i ri i Interit. Eshte portugezi trashegimtari i Roberto Mancinit ne panikun zikalter. Klubi i rruges "Durini" e ka komunikuar lajmin ne faqen e tij zyrtare ne internet. Ish-trajneri i Portos dhe i Celsit ka firmosur nje kontrate trevjecare me nje page neto prej 9 milione eurosh ne vit. Ne komunikaten zyrtare falenderohet Roberto Mancini dhe stafi i tij per rezultatet e arritura ne kater vitet e fundit te udheheqjes teknike. Zevendestrajneri do te jete Bepe Barezi. Sot ne oren 11:30, Murinjo do te prezantohet ne Apiano Xhentile.

Zhoze Murinjo "nuk eshte aspak antipatik, madje eshte nje profesionist i madh. Pjesen tjeter do ta zbuloni te tere me kalimin e kohes". Kete e thote Ernesto Paolilo, administratori i deleguar i Interit, qe pak dite me pare ka marre pjese ne dreken pariziene bashke me presidentin Masimo Morati dhe teknikun portugez. "Per te mund te them vetem se eshte nje trajner i madh dhe nje profesionit i madh. Ne jete dhe ne cdo ndermarrje, profesionistet e medhenj zevendesohen po nga profesioniste te medhenj", ka thene drejtori zikalter ne mikrofonat e "Sky" ne cerekfinalet e kampionatit te te rinjve kunder Askoli Ortones, province e Kietit, nje ndeshje qe u fitua 4-0 nga Interi (shenoi edhe Baloteli). Eshte nje mundesi e madhe, do te thote se kam punuar mire. Falenderoj shoqerine". Keto jane fjalet e para te zv/trajnerit te ri te Interit, Bepe Baresi, i intervistuar nga "Radio TV" pak minuta pas zyrtarizimit te Zhoze Murinjos ne pankinen zikalter. "Nese nje muaj me pare do te kishin thene dicka te tille, nuk do ta besoja. Do te punojme me dashuri e perkushtim".

Mancini hesht

Asnje deklarate nga ana e Roberto Mancinit qe po sheh me keqardhje se si Murinjo po gezon frytet e punes se tij. Sidoqofte, askush nuk beson se ish-trajneri i zikalterve do te qendroje i heshtur pas kesaj, pasi ende nuk ka mbyllur problemet kontraktuale me Moratin.

"S'do perfundoj si Best"

Tani Pol Gaskoin ka frike. Pas nje jete plot alkool, droge dhe zenka, ish-kampioni ka vendosur t'i jape fund. "Nuk dua te perfundoj si Xhorxh Best", ka thene ai per "Daily Star". Sigurisht, per t'i shtuar friken, ka ndikuar edhe operacioni i tij i fundit per ulceren e rrufeshme qe rrezikoi ta conte ne boten tjeter dhe mbase i ka dhene te kuptoje se ka ardhur momenti ta mbylle me alkoolin. Alkoolizimi ka ndikuar shume ne fizikun e tij dhe nese vazhdon te pije si nje sfungjer, do te kete probleme te renda. Kete Gaskoiun e di mire, ndaj ka vendosur t'i jape nje te shkundur jetes se tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›