E Enjte, 5 Nëntor 2026

Hyland takon Dumanin: Mbështetje e plotë e SHBA për SPAK dhe institucionet e pavarura

TIRANË, 16 shtator /ATSH/ Gjatë vizitës së saj sot në Tiranë, Colleen Hyland, Drejtuese e Zyrës për Europën Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA, u takua me drejtuesin e SPAK, Altin Dumani.

Hyland përsëriti mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara për SPAK dhe institucionet e pavarura të Shqipërisë.

Hyland vuri theksin në rolin kyç të reformës në drejtësi në përparimin e rrugëtimit të Shqipërisë drejt aspiratave të saj euroatlantike, njoftoi ambasada e SHBA në Tiranë.

Gjatë ditës së sotme, Hyland mori pjesë në konferencën rajonale ‘Balkanomics’, që kishte në fokus investimet e huaja, ku vlerësoi përparimin e  Shqipërisë në drejtim të qasjes ndaj korrupsionit. Hyland tha se ky përparim është falë edhe SPAK që, sipas saj, është një organizatë e cila ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe nga ajo që kam parë gjithashtu nga sondazhet ka fituar respektin e qytetarëve të vendit.

1 nga 2

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›