E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyn nga dritarja e fqinjes, pranga "te paftuarit"

Devoll- Tenton te hyje vjedhurazi ne shtepine e nje bashkefshatareje te tij pak para mesnate, por arrestohet nga policia per "dhunim te baneses". Policia e Devollit beri te ditur se eshte arrestuar dje 32-vjecari Pandi Bogdani, nga fshati Tren i ketij rrethi. Ndalimi u krye pasi nje nate me pare, rreth ores 23:30, i riu dyshohet se ka tentuar te hyje nga dritarja e lene hapur, ne shtepine e nje bashkefshatares se tij, emri i te ciles nuk behet i ditur per arsye sigurie. Ka qene e demtuara qe ka dhene alarmin, pasi e ka ndjere ajo ka njoftuar policine. Burime zyrtare thane se pas njoftimit qe iu be policise, 32-vjecari Bogdani eshte arrestuar dhe po hetohet per te mesuar motivet e ketij dhunimi banese. Sipas uniformave te Bilishtit, denoncuesja ka mohuar qe te kishte njohje intime me te dyshuarin, ndaj ka kerkuar ndihme kur e ka pare qe kishte hyre ne shtepi. Keshtu qe policia po heton edhe versionin e "vjedhjes", si pisten e dyte qe do te hetoje ne kete denoncim, ajo e nje tentative per dhunim seksual. I dyshuari nuk ka dhene asnje shpjegim, duke mohuar te kishte si qellim sulmin fizik apo seksual te gruas, duke lene te kuptohet se behet fjale per nje tentative vjedhjeje.

D. Zisi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›