Pronesia, vret kusheririn dhe veten
Durres- Sherri per pronesi sjell pergjakjen mes kusherinjve ne Durres. Ngjarja tragjike ka ndodhur dje, rreth ores 16:30 ne fshatin Shkalle-Manez, kur 53-vjecari Jak Djaloshi dyshohet se ka vrare me cifte te afermin e tij, Dritan Djaloshi 35-vjec. Pasi ka pare se i plagosuri rende kishte nderruar jete, ka shkuar ne shtepi duke konsumuar nje sasi te madhe fostoksine dhe eshte larguar ne drejtim te paditur. Nje ore me pas, Jak Djaloshi eshte gjetur i pajete, duke e cuar ne dy, numrin e viktimave pas perplasjeve te perseritura mes kusherinjve per motive pronesie. Policia konfirmoi motivet e krimit dhe rrethanat e tij, ndersa beri te ditur se autori ka qene i dehur ne momentin e ngjarjes. Forcat e policise se zones dhe grupi i eksperteve qe kane shkuar menjehere ne vendngjarje, nisen hetimet per rrethanat, pasi kishin mesuar per nje sherr mes kusherinjve oret e para te dites. Burime zyrtare te policise thane se Jak Djaloshi ka qelluar mbi Dritan Djaloshin ,nga nje distance prej 200 metrash dhe brenda oborrit te shtepise.
Viktima eshte derguar per ne spitalin rajonal te zones, por per shkak te plages se madhe qe kishte marre nuk ka mundur te shpetoje, duke gjetur vdekjen. Nderkohe qe autori i dyshuar menjehere pas krimit, ka shprehur shenja pendimi duke konsumuar nje sasi te konsiderueshme lende helmuese fostoksine, e me pas eshte larguar ne drejtim te paditur. Ne kerkim te tij u vune familjaret si dhe forca te policise, te cilet bene te mundur lokalizimin vetem 60 minuta me pas. Gjendja e tij shendetesore ishte kritike, ndersa eshte transportuar menjehere per ne spitalin e Durresit, per te marre mjekimet e duhura. Vetem pas 20 minutash kujdesi nga bluzat e bardha, 53-vjecari ka nderruar jete, duke mos i shpetuar vdekjes per shkak te helmimit.
Sipas deshmitareve ne vendngjarje, mesohet se ngjarja ka ardhur pas gjendjes se dehur te Jak Djaloshit, qe eshte pare ne rruge duke shfaqur shenja nervozizmi dhe me nje arme gjahu ne dore. Ne kohen qe ai ka qene duke ecur ne rruge, eshte perballur me te dhe pas nje konflikti te castit, ka qelluar me cifte ne drejtim te tij. I riu ka rene pertoke i pergjakur, ndersa autori i dyshuar eshte larguar menjehere nga banesa. Ne ndihme te viktimes kane shkuar banore te zones, te cilet kane bere transportimin e tij per ne spitalin rajonal, por pa mundur te shpetoje, pasi viktima ka nderruar jete gjate transportimit. Mesohet se 53-vjecari ka shfaqur shenja pendimi mbi aktin e kryer, ndersa ne gjendje te rende depresive, ka konsumuar nje sasi te konsiderueshme lende helmuese te llojit fostoksine.
Policia e cila mberriti ne vendngjarje, pas informacionit te marre u vu ne kerkim te autorit, ndersa per t'i ndihmuar kishin marre dhe nje qen policie. Lokalizimi i autorit te ngjarjes u mundesua pas nje ore, i cili u gjet ne gjendje te rende per jeten. Megjithese u transportua ne spitalin e Durresit me urgjence, pas 20 minutash ai nderroi jete, per shkak te helmimit.
Si lindi sherri per nje cope toke
Shkak per ngjarjen e rende ku mbeti i vrare nje 35-vjecar nga kusheriri i tij, eshte bere nje konflikt per motive pronesie. Sipas policise, mosmarreveshjet kishin nisur prej muajsh, kurse sipas banoreve, dy te afermit ishin bere shkak per prishjen e rendit dhe qetesise per disa here. Ne qender te debateve te tyre, sqaron policia, ka qene nje siperfaqe toke, qe te dy palet pretendonin se iu perkiste. Pas debateve te herepashershme, kusherinjte nuk kishin rene dakord se kujt i takonte siperfaqja e tokes. Ndersa akti final ka qene vetegjyqesia, qe perfundoi me nje te vrare dhe nje te flijuar.
Vrasjet ne Durres, 50 % per pronesi
Problemet e mbivendosjes se pronave dhe zenies padrejtesisht te siperfaqeve, ne rrethin e Durresit jane kthyer ne nje burim konfliktesh te renda qe kane perfunduar shpeshhere edhe me vrasje. Qe nga fillimi i ketij viti, nga gjashte vrasje te ndodhura ne kete qark, tre kane qene per motive pronesie. Madje dy prej tyre ishin brenda familjes e fisit, me shkak konfliktin per pronesine e tokes. Pronesia e tokes vazhdon te jete problematike ne rrethin e Durresit, ku thuajse cdo dite banore te zonave rurale si dhe fshatrave te ketij rrethi, ankohen per pushtim te tokes nga persona te tjere. Statistikat zyrtare flasin se cdo vit, vetem ne rrethin e Durresit, ndodhin te pakten tre vrasje, ku motivi eshte prona.