Hyri në histori, kongresmeni i parë amerikan martohet me partnerin
Ishte kongresmeni i parë që deklaroi se ishte gay, në vitin 1987, dhe tani është kongresmeni i parë në historinë e Shteteve të Bashkuara që martohet me partnerin e vet të të njëjtit seks. Kongresmeni Barnej Frank e takoi bashkëshortin e tij të ardhshëm, Xhim Redi, në një takim politik për mbledhje fondesh në vitin 2005. I thashë se më kishte rënë në kokë për të prej 20 vitesh, tha Redi, duke kujtuar se kur ishte adoleshent ishte frymëzuar nga deklarata publike e Frank, se ai ishte gay. Frank, 72 vjeç dhe Redi, 42 vjeç, u martuan në Njuton, Masaçusets, SHBA. Të ftuarit përfshinin kongresmenen Nanci Pelozi, Senatorin Xhon Kerri, përfaqësuesit e Dhomës Denis J. Kaçinik dhe Stini H. Haujer etj. Z. Frank, përfaqësues demokrat nga Masaçusets, në vitin 1987 u bë anëtari i parë i Kongresit që pohoi vullnetarisht se ai ishte gay. Të dy protagonistët e dasmës thanë se ishin në dijeni të rëndësisë historike që kishte martesa e tyre në ceremoninë që zgjati më pak se pesë minuta. Ceremonia e martesës u zhvillua në Boston dhe u kryesua nga guvernatori i Masaçusetsit, Deval Patrik. Në ceremoni u vlerësua kontributi i senatorit amerikan në luftën kundër diskriminimit seksual në SHBA dhe respektimin e të drejtave të njeriut.