E Diel, 1 Nëntor 2026

Zyra Administrative në veri sot ka filluar punën

Pa ndonjë zhurmë të madhe apo ceremoni të përurimit, të martën ka filluar punën Zyra administrative e Kosovës në veri të Mitrovicës. Në mëngjesin e së martës të gjithë të punësuarit në këtë Zyrë janë paraqitur në punë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, ka theksuar se policia ka shtuar numrin e policëve në atë pjesë. Hoti nuk ka mohuar as pohuar nëse zyra është hapur.

Zyra do të ketë 80 të punësuar dhe një buxhet vjetor prej 4 milionë eurosh. Shefe e kësaj zyre është emëruar Adrian Hoxhiq, e cila edhe më parë ka qene shefe e ekipit përgatitor për formimin e komunës në veri të Mitrovicës, në përputhje me Planin e Ahtisarit, raporton Koha.net.

Sot drejtuesit e Komunës së Mitrovicës kanë pasuar një takim me drejtuesit e Zyrës administrative në veri të Mitrovicë, që është hapur të martë, njofton korrespondenti i “Kohës Ditore”.

Kryetari i Mitrovicës, Avni Kastrati, është treguar i gatshëm që të ndihmojë këtë zyre dhe se bashkëpunimi me të do të jetë i ngushtë dhe në të mirë të banorëve të Mitrovicës dhe rajonit. Ky zotim u shpreh edhe nga drejtoresha e Zyrës administrative në veri, Adrijana Hoxhiq.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›