Hyrja ne politike nga radhet e policise
Sali Shehu i ka hyre politikes aktive pas nje eksperience te gjate ne radhet e Policise se Shtetit. Me origjine nga Dibra Shehi pas nje pervoje si oficer dhe drejtues i sektorit te krimeve ne Komisariatin e Shkodres emerohet si nje prej drejtuesve te Policise se Tiranes ne vitin 1996. Ne trazirat e 1997-s ai ishte nga te paret perfaqesues te forcave te rendit qe ndermori ringjalljen e policise pas shkermoqjes se shtetit. Pas fitores se PS-se nuk perfshihet ne strukturen e oficereve te uniformave blu dhe me kalimin e kohes perfshihet ne politike. Ne fillim me Partine Levizja e Legalitetit e me pas ne Partine Demokratike. Zgjidhet deputet i Dibres ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2001 ndersa 4 vjet me pas zgjidhet serish deputet ne zonen e Bulqizes. Gjate qeverisjes se PD-se nuk perfshihet ne ekzekutiv por para zgjedhjes se Bamir Topit si President i Republikes bashke me disa deputete te tjere te PD-se Sali Shehu mbeshtet kandidaturen e nenkryetarit per postin me te larte te shtetit. Pas ketij akti Berisha e ndeshkoi duke mos e rikandiduar ne zgjedhjet parlamentare te 2009-s.