E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erjon Brace kunder emrave te qeverise per Banken e Shqiperise

Nenkryetari i grupit te PS-se

Deputeti socialist Erjon Brace ne fjalen e mbajtur ne Parlament tha se vleresimi i Fondit Monetar Nderkombetar foli per kredite e keqija dhe likuiditetin e bankave ne Shqiperi. Si rrjedhoje e kredive te keqija borxhi ka arritur ne rreth 19 milione dollare ku 1 ne cdo 5 qytetare ka marre borxh ndersa 7 vite me pare ne kohen kur guvernatori i Bankes Ardian Fullani mori detyren kishte probleme me kredine e tij ne 50 kredimarres. Kam 6 muaj qe degjoj guvernatorin Fullani dhe aty mungon transparenca dhe fjalet e tij shoqerohen me hije pasi ka banka me humbje qe operojne ne Shqiperi dhe nuk bejne tjeter vecse thellojne borxhet per shqiptaret gje qe u tha dhe nga FMN-ja u shpreh Brace. Sipas tij nominimi i Fullanit per tu rizgjedhur serish ne ate post eshte nje nominim politik e kriminal dhe per mbajtjen ne kembe te nje grupi bankash parazite duke shtuar se eshte nje nominim i provuar dhe i deshtuar qe con ne krize. Ndersa lidhur me nominimet e tjera ai tha se ato jane klienteliste dhe se nuk i sherbejne Bankes se Shqiperise. Per socialistin dhe dy emerimet e tjera per Petraq Milon dhe Elizabeta Gjonin jane marre ne konflikt interesi dhe se ata nuk duhet te jene anetare te Keshillit Mbikeqyres te Bankes se Shqiperise. Opozita pati ofruar nje pakt per te zgjedhur me konsensus guvernatorin e bankes por Kryeministri sic duket nuk e konsideroi nje kerkese te tille.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›