E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hysa Veriu mund te jete pjese e bisedimeve Serbi-Kosove

Prishtine 6 janar NOA- Bashkerenduesi i qeverise se Kosoves per integrimin e veriut te vendit Ylber Hysa i tha se ka indikacione nga nje pjese e bashkesise nderkombetare qe veriu i Kosoves te behet pjese e bisedimeve ndermjet Prishtines e Beogradit.

Ai tha se para dhe pas vendimit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise per ligjshmerine e shpalljes se pavaresise se Kosoves nuk ka patur levizje drejt zbatimit te nje strategjie per veriun e vendit ne pritje sic tha ai te zgjidhjes se problemeve jo permes aktiviteteve ne terren por nje dialogu qe pritet te zhvillohet mes dy vendeve.

Hysa tha se edhe qeveria e Kosoves nuk ka qene gjithnje e njezeshme per strategjine per shkak te dallimeve brenda vete koalicionit te shkuar qeverises.

Strategjia e qeverise se Kosoves e hartuar me ndihmen e Zyres Civile Nderkombetare u cilesua si perpjekje per integrimin e veriut te vendit dhe shuarjes se strukturave paralele por ajo u kundershtua nga serbet lokale dhe Beogradi zyrtar.

Hysa tha se qe prej pavaresise eshte arritur qe te shmanget nje konflikt i drejtperdrejt nderetnik ne veri.

Ai i ka cilesuar deklaratat e Ministrise se Brendshme te Kosoves dhe te EULEX-it per njesite e posacme per luftimin e krimit te organizuar ne veri si perpjekje per te mbajtur qetesise me shume se sa per te vendosur rendin dhe ligjin.

Sipas tij cdo lloj qendrueshmerie politike ne Prishtine do te ndihmoje edhe ceshtjen e Mitrovices.

a.k/NOA/BBC

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›