Plane pa fund
Askush nuk e di saktësisht se kur do të kthehen gjyqtarët dhe prokurorët e Gjykatës së Qarkut të Mitrovicës, në ndërtesën e tyre që ndodhet në veri të qytetit.
Të larguar vetëm për një periudhë të shkurtër, pas trazirave të marsit 2008, vetëm disa javë pasi vendi shpalli pavarësinë, ata vazhdojnë të mbeten në ndërtesën e Gjykatës Komunale në Vushtrri.
Në zyra shumë të ngushta dhe kushte katastrofike të punës, gjyqtarët dhe prokurorët presin që një ditë situata të ndryshojë për të mirë.
Edhe pse shpresat kryesore për kthimin tyre varen te misioni i EULEX-it, duket se këta të fundit nuk pranojnë shumë të përzihen në këtë çështje.
Zyrtarët e EULEX-it thonë se misioni evropian për sundimin e ligjit (EULEX) ka një mandat vetëm teknik dhe se nuk mund të përcaktojë agjendën e bisedimeve mes Prishtinës e Beogradit, në veçanti rreth gjykatave në veri të Kosovës.
Kristiina Herodes, një nga zëdhënëset e këtij misioni, ka deklaruar për BBC-në se megjithëse gjykatësit dhe prokurorët shqiptarë e serbë nuk janë kthyer ende në gjykata, ato sipas saj, janë funksionale dhe drejtohen nga një numër gjykatësish e prokurorësh ndërkombëtarë.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...