E Diel, 1 Nëntor 2026

Hyseni-Di CarloRezoluta e Serbisepak mundesi te kaloje


Ministri i Puneve te Jashtme i Republikes se Kosoves Skender Hyseni ka pasur ne New York nje takim pune me Ambasadoren e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne OKB Rosemary DiCarlo ku kane biseduar ne detaje rreth zhvillimeve me te fundit per projektrezoluten e propozuar nga Republika e Serbise.

Ne njoftimin e Ministrise se Puneve te Jashtme behet e ditur se ne kete takim eshte thene se po punohet dhe jane duke u bere te gjitha perpjekjet qe te parandalohet kalimi i kesaj projektrezolute dhe se ka pak mundesi qe kjo projektrezolute te kaloje.

Po ashtu ne takim eshte folur edhe per procesin e njohjeve dhe aspekte te tjera te rendesishme qe lidhen me Kosoven.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›