E Diel, 1 Nëntor 2026

Moldavia mbetet pa president - Deshton referendumi per shkak te pjesemarrjes se ulet

Banoret e vendit evropianolindor duhet te vendosnin me voten e tyre nese presidenti i vendit ne te ardhmen do te zgjidhej perseri drejtpersedrejti nga populli. Ne vend te nje pjesemarrje te nevojshme te nje te tretes se votuesve ne referendum diten e diele moren pjese gati 30 per qind bene te ditur autoritetet vendore. Minimumi i nevojshem per referendumin duhej te kapte shifren 33. Me kete referendumi eshte i pavlefshem edhe pse nje shumice e qarte e votuesve ka qene per nje ndryshim te kushtetutes.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje nga fushata pllakative per ndryshimet ne kushtetute

Si zgjidhet presidenti ne Moldavi

Zgjedhja e nje presidenti te ri ne parlament deri tani ka deshtuar per shkak te raporteve te shumices. Presidenti ne Moldavi zgjidhet nga parlamenti ku kandidati per president duhej te zgjidhej me nje shumice prej 60 nga deputetet. Ne zgjedhjet e fundit ne vitin e shkuar koalicioni me orientim properendimor nga kater parti arriti te marre vetem 51 nga te 101 mandatet. Koalicioni mund te krijonte qeverine por nuk mund zgjidhte presindetin. Keshtu prej nje viti Republika e Moldavise eshte viti pa president te zgjedhur.

Moldavia eshte vendi me i varfer ne Evrope dhe ndodhet ne udhekryqin e integrimit te metejshem ne BE fqinje dhe afrimit me te ngushte me Rusine.

AG/Arapi

Redaktoi Mimoza-Cika-Kelmendi

Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›