Hyseni-Ki Moon: T zvendsohet Rezoluta 1244

Hyseni dhe Ki Moon kanë folur për një gamë të gjerë çështjesh në lidhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, praninë e UNMIK-ut, zhvillimet e përgjithshme në Kosovë, njohjet, bashkëpunimin rajonal, veçanërisht në kontekstin e ri që është krijuar pas dhënies së mendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Në këtë takim, Hyseni ka kërkuar zëvendësimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit.
Në këtë kontekst, ministri ka thënë se, kërkesa për zëvendësimin e Rezolutës 1244 nuk drejtohet kundër UNMIK-ut, i cili ka kryer një mision të mirë në Kosovë, por mbështetet në ndryshimin rrënjësor të rrethanave pas shpalljes së pavarësisë dhe pas dhënies së mendimit të GJND-së.
Nga ana e tij, sekretari i përgjithshëm i OKB-së ka thënë se, zëvendësimi i Rezolutës është një çështje që duhet të shqyrtohet nga Këshilli i Sigurimit, i cili gëzon kompetencat për të vendosur mbi këtë cështje.
Ndër të tjera, ministri Hyseni ka bërë të qartë qëllimin final të Kosovës për t'u bërë anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Sekretari Ki Moon, nga ana e tij, ka deklaruar se është në dijeni të aspiratave të shtetit të ri për t'u anëtarësuar në OKB.