E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, Buhler merr sot komandën e KFOR-it

Komandanti i divizionit të tankeve në Sigmaringen, Erhard Buhler, merr sot komandën e trupave ndërkombëtare të mbrojtjes në Kosovë.

Gjenerali do të mbajë për një vit, duke filluar nga shtatori, përgjegjësinë për rreth 10. 000 ushtarë nga 30 kombe, njoftoi divizioni i KFOR-it.

Në trupën mbrojtëse të NATO-s bëjnë pjesë edhe 1500 ushtarë gjermanë. Deri tani në trupa ndërkombëtare e mbrojtjes kishte në krye një tjetër gjerman, gjeneralin Markus Bentler.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›