Hyseni: Mos na përjashtoni

Ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni ka pritur të hënën Stefano Stefanin, Kryetar i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme të Italisë, nga i cili kërkoi që Kosova të mos përjashtohet nga procesi i liberalizimit të vizave.
“Ministri Hyseni kërkoi nga bashkëbiseduesit e tij që Kosova as të mos përjashtohet nga procesi i liberalizimit të vizave dhe as të mos vonohet më shumë se vendet e tjera në përfshirjen e saj në këtë proces. Procesi i liberalizimit të vizave, theksoi ministri Hyseni, ndërlidhet me çështje të natyrës teknike, për çka edhe nuk ka pse të kthehet e të ndërlidhet me çështje të natyrës politike”, thuhet në një komunikatë të MPJ’së.
Sipas komunikatës, Ministri Hyseni ka thënë në takim se Prishtina është e interesuar për ndërtimin e marrëdhënieve të mira me Beogradin, por ka përjashtuar skenarët për rifillim të bisedimeve për statusin.
Kjo deklaratë e Hysenit është përkrahur nga Stefani.
Stefano Stefani të hënën ka takuar edhe Kryeparlamentarin Krasniqi.
Pas këtij takimi, ai ka lëshuar një deklaratë shumë konfuze.
“Unë mendoj që edhe ndryshimet politike që janë bërë dhe mendoj që paqja në rajon dhe këtu duhet të kalojë përmes Serbisë,” tha ai dhe i pyetur nga gazetarët për këtë, tha se “paqja duhet të kalojë përmes Serbisë, u pëlqeu apo nuk u pëlqeu”.
Nga ana e tij, Kryeparlamentari Krasniqi ka thënë se shteti i pavarur dhe sovran i Kosovës nuk ka kthim prapa dhe se me Serbinë mund të ketë bisedime vetëm për çështje teknike.