Mirëpret themelimin e Task Forcës Anti-Korrupsion

Shefi i EULEX’it, Yves de Kermabon, ka përshëndetur vendimin formal të Qeverisë për themelimin e Task Forcës Anti-Korrupsion në kuadër të Prokurorisë Speciale të Kosovës.
“Siç ishte diskutuar edhe gjatë takimit të Bordit të Përbashkët Bashkërendues për Sundimin e Ligjit, duhet të krijohen strukturat ashtu që të sigurohet luftimi efikas i korrupsionit nga drejtësia vendore”, tha Kermabon.
Shefi i EULEX’it ka shprehur mbështetjen për Qeverinë e Kosovës për themelimin e Task Forcës Anti-Korrupsion, duke e konsideruar këtë vendim për të mirën e të gjithë qytetarëve.
“Ne e mbështesim plotësisht Qeverinë në këtë drejtim dhe e mirëpresim këtë vendim, i cili është për të mirën e të gjithë qytetarëve në Kosovë”, shtoi Kermabon.