E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyseni: Nuk e ndryshojme strategjine e lobimit

Ministri i Puneve te Jashtme te Kosoves, Skender Hyseni ka deklaruar se dikasteri i drejtuar prej tij nuk e ka ndryshuar strategjine e veprimit per te lobuar per njohje te reja per Kosoven ne vitin 2009.

Ministri Hyseni, ne nje prononcim per Radion Evropa e Lire ka shpjeguar se, strategjia e diplomacise kosovare mund te ndryshoje vetem nese verehet se nuk ka levizje ne drejtim te njohjes.

Megjithate, ai shpreh bindjen se Kosova do te njihet shume shpejt nga vende te ndryshme, duke mos specifikuar se per cilat vende apo rajone te botes behet fjale.

“Une jam i sigurt se do te kete njohje te reja. Nje numer i konsiderueshem vendesh do ta njohin Kosoven gjate pjeses se pare te vitit. Por nuk mund te them numra”, ka pohuar Hyseni.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›