Hyseni: Po punohet për njohje të reja të Kosovës
“Anëtarësimi në këto institucione shumë të rëndësishme financiare është një dëshmi e fortë se Kosova përfundimisht është stabilizuar si shtet i pavarur, ka ruajtur stabilitetin makro-ekonomik përmes një disipline buxhetore dhe se përfundimisht ajo po bëhet pjesë e familjes financiare ndërkombëtare që shtron para Kosovës edhe obligime, por edhe privilegje”, ka thënë Hyseni gjatë një konference në Klubin Kombëtar të Shtypit në Uashington.
Me rëndësi – sipas ministrit Hyseni – është fakti që rreth 40 vende që nuk e kanë njohur Kosovën kanë votuar për anëtarësimin e saj edhe në Bankën Botërore edhe në Fondin Monetar Ndërkombëtar, çka në mënyrë indirekte – siç është shprehur shefi i diplomacisë kosovare – “e bën më optimiste perspektivën anëtarësimit eventual të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”.
Hyseni ndër të tjera ka thënë se, Qeveria e Kosovës po punon në të gjitha rrafshet për njohje të mëtejshme nga vendet e tjera – ndërsa ka shtuar se, lobimi për njohjen e shtetit më të ri vazhdon, qoftë përmes vizitave të drejtpërdrejta, apo takimeve shumëpalëshe në samite të ndryshme. (voa/start)