Sejdiu: Kosova, evoluim në zhvillime pozitive
“Kjo vizitë e ka peshën e vet historike me arsye të veçantë se Kosova realisht me të gjitha vendet mbështetëse për pranimin e saj në këta dy mekanizma ndërkombëtar ka marrë njëkohësisht një mbështetje sinjifikative duke e cilësuar shumë qartë se anëtarë të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore mund të bëhen vetëm shtetet sovrane”, theksoi Presidenti Sejdiu.
Gjithashtu, Sejdiu tha se ky është një evoluim i zhvillimeve pozitive që ka kaluar Kosova në një vit e gjysmë të pavarësisë dhe i garancive të rëndësishme për vazhdimin e procesit të reformave, lëvizjeve që kanë të bëjnë me proceset integruese dhe me zhvillimin e politikave të mira të demokracisë dhe të ndërtimit të Kosovës si shtet demokratik i të gjithë qytetarëve. Gjatë vizitës në Uashington, delegacioni i vendit tonë i kryesuar nga Presidenti Sejdiu pati takim edhe me nënsekretarin amerikan të Shtetit, Xhejms Stajberg nga i cili kan marrë konfirmimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara për mbështetje. Krerët e Kosovës, ishin në Uashington për të nënshkruar marrëveshjen e pranimit të shtetit të ri në Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe në Bankën Botërore (BB).