Hyseni: Politika serbe për Kosovën, po dështon

Shefi i diplomacisë kosovare, Skender Hyseni i ka cilësuar vendimet për njohje nga Mali i Zi dhe Maqedonia , me peshë të veçantë për Kosovën.
Duke folur në një intervistë për radion Blue Sky, Hyseni tha se zhvillimet janë kontribut shumë i madh për paqen dhe stabilitetin në rajon.
Sipas ministrit Hyseni me njohjet e nga Mali i Zi dhe Maqedonia është dëshmuar se politika e Serbisë për ta penguar njohjen e pavarësisë së Kosovës nga vendet e tjera po shkon drejt dështimit .