Bosnje, shperthim ne Vitez, vdes nje person

Nje shperthim qe ka shkaktuar nje viktime eshte regjistruar sot ne qytetin e Vitezit, ne Bosnje e Hercegovine.
Sipas mediave lokale, te cilat u referohen deshmitareve te ngjarjes, ka qene nje grua qe aktivizoi sasine e eksplozivit paraditen e sotme ne nje qender tregtare.
Sipas burimeve, pervec viktimes, shperthimi ka shkaktuar plagosjen e 4 personave, nje prej te cileve eshte ne gjendje te rende.
Burimet shtojne se policia ka filluar hetimet per zbardhjen e ngjarjes, detajet e se ciles nuk dihen ende.