E Diel, 1 Nëntor 2026

Bosnjë, nisin zgjedhjet lokale

Boshnjakët filluan të votojnë në zgjedhjet lokale, që priten të konfirmojnë dominimin e nacionalistëve në pushtet, përfaqësues të komuniteteve myslimane, serbe dhe kroate.

Qendrat e votimit u hapën në orën lokale 07:00 (05:00 GMT) dhe priten të mbyllendymbëdhjetë orë më vonë.

Në zgjedhjet e katërta lokale të organizuara pas përfundimit të luftës së Bosnjës të viteve 1992-95, afro tre milionë boshnjakë kanë të drejtë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në 149 këshilla bashkiake si dhe kryetarët e tyre, nga afro 28 000 kandidatë.

Analistët parashikojnë një pjesëmarrje të ulët të votuesve për shkak të një apatie tëzgjedhësve, që u përkeqësua më shumë nga një fushatë zgjedhore e shënuar nga retorika nacionaliste dhe një neglizhencë pothuajse absolute ndaj çështjeve të interesit lokal.(AFP)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›