Hyseni: Së shpejtinjohje të rejapër Kosovën
NEW YORK- Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, shprehet se shumë vende kanë premtuar se do ta njohin së shpejti pavarësinë e Kosovës. Hyseni nuk përmendi emrat e këtyre shteteve, pasi u shpreh se nuk donte t’i jepte shansin Serbisë të bënte fushatë që ato të mos e njohin Kosovën.
Zyrtarët e Kosovës kanë thënë se sa më shumë vende që ta njohin atë, aq më të mira janë shanset që Kosova të pranohet në Kombet e Bashkuara.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi javën e kaluar se shpallja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia në vitin 2008 nuk përbënte shkelje të ligjit ndërkombëtar. Gjithashtu dje, ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç, u takua në Nju Jork me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon për të diskutuar rreth projekt rezolutës për Kosovën.
Të mërkurën, Beogradi paraqiti një rezolutë të re në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku i kërkon organizatës ndërkombëtare të nxisë të dyja palët të gjejnë zgjidhje reciprokisht të pranueshme për mosmarrëveshjet që kanë për Kosovën.
(m.a/rel/BalkanWeb)