E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kampingu rinor në Jalëmundësi e vecantë përtë kaluar pushimet

HIMARE- Një kamping rinor ka nisur të funksionojë prej 1 korrikut në ullishten e fshatit Jalë në Himarë. Pjesë e tij janë bërë studentë të ardhur nga Maqedonia, studentë shqiptarë nga Universiteti Politeknik si dhe të rinj në grupe më të vogla nga qytete të ndryshme të Shqipërisë apo edhe nga Diaspora.

“Ideja e këtij kampit është një grupim njerëzish të cilët përvecse rrijnë bashkë kanë një mënyrë bashkëjetesë krejtësisht të vecantë. Njërëzit mund të vijnë në kamp edhe vetëm dhe këtu të gjejnë shoqëri mjaft të këndshme për të kaluar pushime të këndshme. Ka shpirtin e aventurës shumë të theksuar pasi këtu është gjithcka shumë e vecantë. Duhet të dish të manovrosh, të dish të përshtatesh me kushtet e kampit, duhet të dish të integrohesh me njerëzit.” shpjegon Ened Mato, ideator i kampingut.

Bëhet fjalë për rreth 500 të rinj, të cilëve kampingu i ngritur nga i riu tiranas, u ofron të vencanta dhe mundësira që nuk i gjejnë gjetkë.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›