Hyseni: Thaçi befasoi edhe Tadic
Propozimi i kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi që Kosova në nismat rajonale të përfaqësohet me fusnotën ku shënohet edhe Rezoluta 1244, sipas deputetit të LDK-së dhe ish-ministrit të Jashtëm të Kosovës, Skender Hyseni ka befasuar të gjithë, madje edhe vet presidentin e Serbisë, Boris Tadic.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Hyseni thotë se kthimi në Rezolutën 1244 paraqet kthim në çështjen e pazgjidhur të statusit të Kosovës, çka sipas tij, mund të ketë pasoja për Kosovën dhe gjithë rajonin.
Gjatë intervistës Skënder Hyseni rendit arsyet pse sipas tij kthimi në rezolutën 1244 është i pavend dhe i dëmshëm për pavarësinë e Kosovës pasi që po synohet dhe përfundimi i mbikëqyrjes ndërkombëtare.
(ar.si/BalkanWeb)