E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyseni lobing ne New York per pavaresine

Ministri i Puneve te Jashtme Skender Hyseni ka zhvilluar nje seri takimesh me ministra te puneve te Jashtme qe po qendrojne ne New York gjate sesionit plenar te Asamblese se Pergjithshme.

Nje takim te vecante Ministri Hyseni ka pasur me ministrin e Puneve te Jashtme te Ganes Muhammad Mumuni. Gana eshte vend anetar i Keshillit te Sigurimit dhe shtet qe ende nuk e ka njohur shtetin e Kosoves ndersa ministri ka riperseritur thirrjen per njohje formale te Republikes se Kosoves nga ky vend.

Ministri Hyseni ka pasur nje takim edhe me ministrin e Puneve te Jashtme te Indonezise Dr. Marty M. Natalegawa me te cilin u pajtuan qe te vazhdojne komunikimin. Nga ky takim eshte verejtur nje interesim i shtuar nga Indonezia pas mendimit keshilledhenes te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise dhe rezolutes se Asamblese se Pergjithshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›