Thaci e Sejdiu kerkojne njohjen nga Kuvajti

Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaci kane marre pjese ne takimin vjetor te Nismes Globale Clinton qe mblodhi lidere dhe ish-lidere shtetesh nga e mbare bota.
Gjate ceremonise sipas Telegraf Thaci dhe Sejdiu paten nje takim me ish-presidentin amerikan Bill Clinton ku u diskutuan tema qe kane te bejne me arritjet e deritanishme dhe mundesite zhvillimore te Republikes se Kosoves dhe per thellimin e metejshem te marredhenieve miqesore me Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
Kryeministri Thaci i shoqeruar nga presidenti Sejdiu dhe ministri i Puneve te Jashtme Skender Hyseni po kane zhvilluar nje takim edhe me kryeministrin e Kuvajtit Sheikh Nasser Al-Sabah. Lideret kosovare gjate takimit ritheksuan kerkesen e tyre per njohjen e pavaresise se Kosoves nga ana e Kuvajtit.