Hyseni sot ne Nju Jork
Ministri Skender Hyseni udheton sot per ne Nju Jork, per te marre pjese ne Keshillin e Sigurimit. Kreu i diplomacise kosovare ka thene se do te kerkoje nga Keshilli i Sigurimit qe ky i fundit te permbylle mandatin e UNMIK-ut ne Kosove. Kete e thekson edhe sekretari i pergjithshem i OKB-se, Ban Ki Mun, ne raportin e tij. Qeveria e Kosoves eshte e pergatitur per mbledhjen e KS dhe ne raportin e saj perfshihen hollesite per progresin e arritur ne Kosove. Lidhur me kete ceshtje zevendesministrja e jashtme Vlora Citaku ka theksuar se qeveria e Kosoves eshte e pergatitur qe ne mbledhjen e radhes se KS te argumentojme faktin qe rezoluta 1244 eshte e tejkaluar dhe se misioni i UNMIK-ut duhet sa me pare te zevendesohet me ate te EULEKS-it”.