E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sanader takon Svetkovic

Serbia dhe Kroacia kane rene dakort te permiresojne marredheniet dypaleshe megjithe mospajtimet e medha qe kane mbetur mes tyre pas shperberjes se pergjakshme te ish Jugosllavise.Gjate vizites, kryeministrit kroat, Ivo Sanader, ne Beograd pas takimit me kryeministrin Mirko Cvetkovic tha se eshte koha per te ecur perpara.Kjo eshte vizita e pare e kryeministrit kroat ne Serbi, qe nga koha qe Kroacia e njohu pavaresine e Kosoves, te cilen Serbia e kundershton me force.Kryeministri Cvetkovic nga ana e tij nenvizoi se Kosova mbetet nje ceshtje madhore se bashku me padine e Kroacise kunder Serbise per genocid. Kryeministri Sanader u shpreh se e kaluara nuk duhet harruar por megjithate nuk mund te jetohet me kujtimet e saj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›