E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyseni vazhdon lobimin per Kosoven

Ne kuader te fushates diplomatike, ministri i Jashtem i Kosoves, Skender Hyseni po vazhdon serine e takimeve me homologe dhe diplomate nga vende te ndryshme te botes.

Sic njofton Ministria e Puneve te Jashtme, te marten Hyseni ka patur nje takim me ministrin e Jashtem te Mbretersise Hashemite te Jordanise, vend ky qe ende nuk e ka njohur pavaresine e Kosoves.

Ne njoftimin e MPJ thuhet se ministri Hyseni ka kerkuar nga homologu i tij i Jordanise njohjen e shtetesise dhe bllokimin e rezolutes serbe qe pritet te votohet me 8 tetor.

Nderkaq, ministri i Jashtem jordanez, Al Bashir u shpreh se vendi i tij me interesim te madh po ndjek cdo zhvillim ne Kosove, ndersa pergezoi ministrin per perparimet e medha qe Kosova ka arritur ne fushen e sigurise.

Po te marten shefi i diplomacise kosovare ka takuar edhe ambasadorin e Katarit ne OKB, me te cilin ka biseduar per situaten politike e te sigurise ne Kosove pas shpalljes se pavaresise.

Edhe ne kete takim Hyseni ka kerkuar njohje per shtetin e ri dhe voten kunder nismes serbe ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se.

Nga ana tjeter vendet e BE-se, 21 prej te cilave e kane pranuar shtetin me te ri, vazhdojne te jene te permbajtuara rreth qendrimit qe do te mbajne me 8 tetor, kur dhe do te votohet rezoluta serbe ne Asamblene e Pergjithshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›