E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu prononcohet mbi nismën e Beogradit kundër Kosovës

Prishtinë, 29 Shtator 21.19 NOA – “Kërkesa e Republikës së Serbisë, me gjithë destruksionin e saj, ka kapërcyer dhe nuk është refuzuar në kuptimin e mosvotimit, por për kapërcimet me një mbështetje formale të ndonjë prej vendeve, procedurat në Asamblenë e Përgjithshme janë të atilla që gjithmonë ka qenë ideja që të mos bllokohet puna e Asamblesë.

Këtë deklaratë, Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, e bëri sot pasdite, menjëherë sapo u kthye nga Nju-Jorku, i pyetur nga gazetarët për rezolutën e Serbisë, e cila do të kërkojë mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës

“Ju e dini se mund të mos votojnë 150, mund të votojnë 30-40 vende, dhe nëse prej tyre ndonjë votë mund të jetë më tepër, mund të kalojë, ta zëmë, pajtimi se mund të vazhdohet me procese të mëtejme”, - evidentoi Presidenti.

Ai shprehu mendimin se “ka një oponencë shumë të fuqishme të të gjitha vendeve që e kanë mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe shumë vende të tjera e kanë shprehur në mënyrë shumë të qartë dhe në mënyra të ndryshme mospajtimin e tyre me qëndrimin serb”.

“Ndërsa, e dyta, - vijoi z.Sejdiu, - ne s’kemi arsye të frikësohemi absolutisht. Çështja e Kosovës është zgjidhur në një proces të rëndësishëm ndërkombëtar. Ne e kemi proklamuar pavarësinë në akordancë të plotë me bashkësinë ndërkombëtare dhe e drejta është në anën e Kosovës në të gjitha versionet”.

Sejdiu shtoi se Serbia do të trumpetojë, do të angazhohet, do të paguajë dhe do të rrahë të gjitha portat e mundshme për të gjetur njerëz për ta mbrojtur krimin e saj, por, e them se edhe kriminelët kanë të drejtë të ankohen, andaj nuk kemi fare shqetësim.

“Për ne është me rëndësi të vazhdojmë me stabilitetin e vendit dhe në qasjen tonë që e kemi për raporte të mira me të gjithë fqinjët”, - përfundoi Sejdiu.

a.b/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›