Hysi: Vokshi të dorëzojë imunitetin

Partia Socialiste ka reaguar sot pas deklaratave të deputetes së PD-së Albana Vokshi e cila e akuzonte këtë të fundit se shpif dhe trillon në lidhje me pasurinë e saj. Në një konferencë për shtyp deputetja e PS-së Vasilika Hysi theksoi se deputetja Vokshi duhet të dorëzojë imunitetin që drejtësia të nisë të hetojë për pasurinë e deklaruar prej saj.
"Zonja Vokshi e di mirë si ligjvënëse që është se duhet të dorëzojë imunitetin që drejtësia të nisë të hetojë për pasurinë e saj. Vokshi të mos fshihet pas mandatit të deputetit dhe nëse ajo nuk e dorëzon atë atëherë akuzat janë të vërteta automatikisht" theksoi Hysi.
Më tej ajo theksoi se në deklaratën e deputetes Vokshi ka dy probleme ku njëra prej të cilave është edhe përdorimi i artificave ligjore për të hequr si i varfër, një metodë që sipas saj është një mekanizëm i përdorur nga pushteti i Berishës.
"Korrupsioni është problemi i dytë i deklaratës së deputetes Vokshi e cila shfytëzoi postin e këshilltares së Berishës për t'i dhënë burrit të saj 2 HEC-e dhe konflikti i interesit thellohet kur burri i saj na është shfaqur si një aksioner i kompanisë kanadeze e cila përfituar koncesione" theksoi më tej Hysi.