E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hysni Burgaj Zbuloni autoret e Xhindit

15/10/2010Sipas drejtorit te policise eshte bere pune e dobet per zbardhjen e krimeve

Fuqia zbuluese e krimeve rritet me 6 per qind krahasuar me 2009-en

FIER- Nuk mund te anashkaloj disa tregues ku jo vetem nuk kemi permiresime por kemi edhe renie te theksuar. Konkretisht do te filloj me hetimin e krimeve dhe nje nder to eshte vrasja e deputetit Fatmir Xhindi ku eshte bere nje pune e dobet per zbardhjen e kesaj ngjarjeje te rende. Duhet pershpejtuar per dokumentimin e plote te kesaj ngjarjeje mjaft te ndjeshme ka thene ne fjalen e tij para efektivave te policise se Fierit Drejtori i pergjithshem i Policise Hysni Burgaj. Ne vazhden e takimeve te zhvilluara me strukturat e policise se shtetit ne qender dhe ne baze Drejtori i pergjithshem i Policise se Shtetit z. Hysni Burgaj dje zhvilloi nje takim me strukturat e Drejtorise se Policise se Qarkut dhe te Njesise Rajonale te Policise Rrugore Fier. Ne qender te ketij takimi ishte bilanci i punes se bere nga keto struktura referuar dhe ndryshimeve te fundit ne strukturen ne teresi dhe strukturave ne baze. Po ashtu dhe per ti dhene nje ritem te ri punes me qellim realizimin e te gjithe detyrave dhe objektivave te vendosur ne kuader te permiresimit te treguesve te punes e kriminalitetit dhe parametrave te sigurise rrugore. Ne vijim te takimit z. Burgaj vleresoi punen e bere ne drejtim te evidentimit te veprave penale dhe rritjen e fuqise zbuluese me 6 krahasuar me nje vit me pare. Referuar treguesve per periudhen 9-mujore te ketij qarku ku jane evidentuar 797 vepra penale dhe zbuluar 86 e tyre Drejtori i pergjithshem i Policise se Shtetit u shpreh Nga analizimi i situates ne pergjithesi referuar treguesve te kriminalitetit per periudhen janar-shtator me kenaqesi verej se mbizoteron nje situate me tregues te permiresuar ne shume aspekte por me gjithe rritjen e fuqise zbuluese me 6 per kete vit kerkohet permiresim i metejshem i treguesve te punes per zbulimin e krimeve kunder prones.

Gjate ketij takimi z. Burgaj ne menyre te vecante u kerkoi strukturave te policise se ketij qarku qe te punohet maksimalisht ne bashkepunim me strukturat e Prokurorise per zbardhjen e vrasjes se deputetit Fatmir Xhindi. Siguria ne rruge eshte nje nga standardet e nivelit te zhvillimit ekonomik dhe shoqeror te nje vendi ne kohet moderne prandaj si i tille ajo u perket te gjitheve dhe duhet mbrojtur nga te gjithe. A. Damini

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›