E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne krye te PS Durres i prefekruari Vangjush Dakos

15/10/2010Eshte zgjedhur perfundimisht kryetari i Partise Socialiste per qytetin e Durresit pas nje konkurrimi qe ka vijuar ne fillim te muajit shtator. Alfred Mullaraj njeri nga intelektualet e njohur ne radhet e socialisteve lokal dhe me nje ndikim te dukshem ne elektorat kane mundur lehte konkurrentin e tij biznesmenin Servet Kasa. 94 votat e Mullaraj perkundrejt 49 votave te Kases kane ene te bollshme per ti dhene fitoren e bindshme te parit i cili ka pasur ne kete fushate edhe mbeshtetjen e kryetarit te bashkise Vangjush Dako. Ne votim kane marre pjese kryetaret e organizatave te PS ne bashkine e Durresit nderkohe qe palet ne konkurrim kane rene ne ujdi edhe per votimin e krereve te 20 organizatave te reja te krijuara brenda ne qytet. Ne mesin e muajit shtator saktesisht me 17 shtator Asambleja e PS ne Durres ka derguar ne qender ne Tirane pese emra te kandidateve per kreun e PS ne qytet por nga selia roze kane marre driten jeshile vetem dy emrat e votuar nje dite me pare. 6 muaj me pare ne qytet jane ngritur edhe 20 organizata te reja dhe kjo ka sjelle reagime nder kandidate. Kasa ka kerkuar qe kryetar e sekretare te 20 organizatave te reja te votojne ne nje kuti tjeter nga kutia e Asamblese se qytetit dhe nje kerkese e tille eshte pranuar. Por pavaresisht merakut te kandidatit Servet Kasa rivali i tij ka marre dy here me hsume duke mos pasur nevojen e numerimit fare te asnje vote ne kutine e dyte e cila ka pasur plot 19 vota pro per Mullaraj. Votimi ehste kryer pa asnje problem apo konflikt Alfred Mullaraj do te zevendesoje ne kete detyre Edison Konomin i cili ishte kryetar i komanduar i PS per bashkine e Durresit nga selia roze dy vite e me pare. Pese kandidate jane perfshire ne gare fillimisht ne shtator ne garen per kreun e PS se qytetit. Alfred Mullarai ka qene kandidati me favorit ngase ai ka gjetur mbeshtejten e pjeses me te madhe te antaresise se Asamblese dhe te kryetarit te bashkise Vangjush Dako i cili ka ndikim te forte dhe te drejtperdrejte tek Edi Rama. Mullarai eshte ndjekur ne kandidim nga Servet Kasa biznesmen pronar i kompanise Canon Edison Konomi kryetar i emeruar i socialisteve Gezim Agasi figure kryesore ne zhvillimet politike te socialisteve ne Durres dhe ing. Kujtim Kumbaro i cili ka refuzuar propozimin e Asamblese lokale. Qe ne fillim te heres ehste thene se selia roze do te seleksionoje kete liste duke e thjeshtuar ate ne 2 emra. 150 antaret e Asamblese kane debatuar fillimisht per emrat dhe me pas kane kaluar ne votime. Socialistet jane drejtuar nga emra te komanduar per shume vite per shkak te zhvillimeve te bredshme ne qender e ne baze ndersa votimi per kryetar te PS ne qytet eshte i pari prej kaq vitesh qe mbeshhtetet ne slloganin Nje antare nje vote. Alfred Mullarai eshte i preferuari i Dakos i cili ka shfaqur thuasje legalisht ambiciet e tij per te rikandiduar per kryetar te bashkise. Mullarait do i takoje barra per te stukturuar dhe riaktivizuar organizatat si dhe perballimi fushates se ardhshme lokale te vitit 2011

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›